Serie B

Mbrëmje shqiptarësh, Basha hap dhe mbyll serinë e golave te Bari (Video)

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Migjen Basha ka arritur të shënojë një dopietë te skuadra e tij Bari, në fitoren 4-1, ndaj Cittadella-s.

Basha shënoi golin e parë për skuadrën bareze, në minutën e 20-të të takimit, duke i dhënë barazimin e përkohshëm skuadrës së tij, që ndodhe në disavantazh që prej minutës së 2-të të sfidës.

Në pjesën e dytë, Bari gjeti edhe 3 gola të tjerë, me Migjen Bashën mbylli serinë e golave për vendasit, ndërsa Cittadella shënoi ngushtoi shifrat pak minuta nga fundi. Në minutat shtesë, mesfushori shqiptar mori edhe një karton të verdhë.

Aktualisht Bari ndodhet në vendin e 3-të, me 16 pikë në 10 ndeshje, po aq s aka edhe Cremonese e vendit të dytë. Migjen Basha është kthyer në një pikë referimi për trajnerin e barez, ish mbrojtësin e famshëm italian Fabio Grosso.

Kështu, pas Salihit, i cili shënoi plot 4 gola në sfidën e sotme ndaj Kapfenberg, Basha është një tjetër notë pozitive e mbrëmjes, për shqiptarët që luajnë në Europë.

Goli i parë

To Top