Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Mbrëmja e Mjeshtrit”, sa shumë “yje” në lamtumirën e Pirlos

Projektorët e “San San Siros” ndriçuan kryeveprën e fundit të Andrea Pirlos. “Mbrëmja e Mjeshtrit” ka sanskionuar lamtumirën përfundimtare nga futbolli i luajtur i një prej lojtarëve më virtuozë të historisë së futbollit italian. Përkrah ish-futbollistit të Interit, Milanit dhe Juventusit ishte një mori “yjesh”, ish-shokë skuadre të 38-vjeçarit. Nga Del Piero dhe Totti, te Buffon e Vieri, Lampard dhe Nesta.

Sa për kronikë, gjatë 90 minuta në fushë përplasja mes “White Star”dhe “Blu Star” përfundoi në barazim 7-7. Shënuan Sheva, Quagliarella, Cassano, Seedorf, Brocchi, Pato, Vieri, Toni, Matri, ndërsa Inzaghi realizoi tregolësh.

 Formacionet:

“White Star”: Abbiati, Dida, Bonucci, Chiellini, Costacurta, favalli, Jankulovski, Maldini, Nesta, Oddo, Simic, Zambrotta, Zanetti, Baronio, Camoranesi, Gattuso, Lampard, Leonardo, Pepe, Pirlo, Rui Costa, Verratti, Vidal, Roberto Baggio, Del Piero, Di Natale, Iaquinta, Inzaghi, Matri, Pato, Ronaldo “Fenomeni”, Totti. Trajnerë: Conte, Ancelotti

“Blue Star”: Buffon, Storari, Adani, Barzagli, Bonera, Cafu, Diana, Ferrara, Kaladze, Materazzi, Serginho, Abate, Albertini, Ambrosini, Brocchi, De Rossi, Diamanti, Marchisio, Pirlo, Seedorf, Borriello, Cassano, Quagliarella, Shevchenko, Tevez, Toni, Ventola. Trajnerë:  Allegri, Donadoni, Tassotti

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...