Premier League

Mbi Conten “rëndon” hija e Marco Silvës

Futbollistët dhe tifozët vazhdojnë t’i dalin në mbrojtje dhe kurrësesi nuk dëshirojnë largimin e tij por e ardhmja e Antonio Contes në stolin e Chelsea-it vazhdon të jetë në pikëpyetje. Këtë të hënë Blutë e Londrës do të presin WBA-në në Stamford Bridge dhe në rast të një tjetër rezultati negativ, mund të mbyllet edhe eksperienca e trajnerit italian te skuadra londineze. Mediat në ishull aludojnë se drejtimin e Chelsea-it deri në fund të sezonit në rast largimi të Contes mund ta marrë portugezi Marco Silva i cili u shkarkua nga stoli i Watford-it rreth 1 muaj më parë.

To Top