Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Mayweather vs McGregor, dueli nis nga konferenca

Luftë nervash mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor në konferencën zyrtare për shtyp përpara duelit të mijëvjecarit që do të zhvillohet të Shtunën e 26 Gushtit në T-Mobile Arena të Las Vegas-it. McGregor u paraqit me 30 minuta vonesë në sallën e konferencave pikërisht për të acaruar rivalin e tij por Mayweather si një kampion i madh që është nuk e humbi aspak qetësinë duke fituar paraprakisht këtë duel të parë, ndaj irlandezit. Fillimisht fjalën e mori Conor McGregor, i cili shfaqi të gjithë besimin e tij se do të arrijë ta mposhtë amerikanin 40-vjecar dhe do të jetë pikërisht ai që do ti shkaktojë humbjen e parë në karrierë Floyd Mayweather-it.

“Dua të falenderoj stafin tim për punën e shkëlqyer që kemi bërë gjatë kësaj periudhe unë jam gati, jam gati për këtë përballje të madhe. Do ta thyej mëdysh rivalin tim, të jeni të sigurtë për këtë. Jam përgatitur mirë dhe besoj se do tia dal. Mayëeather ka bërë një gabim të madh që vendosi të përballej me mua sepse do ta pësojë keq. Kjo ndeshje ka 12 raunde por të keni bindjen që nuk do të zgjasë më shumë se 2 raunde, ajo që nuk kam vendosur ende është nëse do ta hedh në tapet Mayëeather në ruandin e dytë apo në ruandin e parë. Do të jetë një ndeshje e madhe por fituesi do të jem unë, sepse jam i më mirë se kundërshtari im jam më i fortë se ai dhe këtë do ta shihni të gjithë në ring”.

Më i rezervuar Mayweather që ndyrshe nga zakonisht nuk u nervozua nga vonesat e Mcgregor dhe madje tregoi respekt për kundërshtarin e tij, të cilit i kujtoi se fjalët e tepërta në ring janë fukarallëk përpara grushtave.

“Dua të falenderoj Zotin fillimisht që më vendosi në këtë pozitë, stafin tim, babin tim, familjen time dhe të gjithë ata që kanë qëndruar pranë. Të jesh në një sport duhet ta marrësh gjithcka shumë seriozisht dhe po ju them që e kam marrë këtë ndeshje shumë seriozisht. Unë di të jap grushta dhe të marr grushta, por gjatë gjithë karrierës time kam treguar që më shumë kam dhënë grushta sesa kam marrë. Gjatë 21 viteve karrierë, më keni respektuar dhe më keni vlerësuar për ato që kam arritur. Dua të falenderoj rivalin tim sepse edhe ai ka bërë një punë fantastike në sportin e tij gjatë kësaj periudhe. Kur të ngjitem në ring do tu jap fansave atë që duan. Unë po luftoj me më të mirin pasi ai është më i mir në sportin e tij ashtu sic jamë unë në sportin tim. Unë kam lindur luftëtar dhe do të vdes luftëtar”.

Ndeshjen mes Mcgregor dhe Mayweather do të keni mundësi ta ndiqni mëngjesin e së dielës së 27 gushtit, prej orës 01:00 në SS2-SS2HD.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...