Kupa e Spanjes

Mayoral nderon Realin, eliminohet Malaga

Reali i Madridit ka arritur të kualifikohet për më tej, në kupën e Mbretit, duke nxjerrë jashtë kompeticionit modestët e Fuenlabradës.

Vendimtare ka qenë fitorja 0-2 në transfertë, sepse në Madrid, miqtë arritën të marrin një barazim 2-2. Me shumë futbollistë të rinj në fushë, ishte pikërisht talenti Mayoral që shkëlqeu për skuadrën e Zidanes, duke shënuar të 2 golat e madrilenëve.

Në takimet e tjera, arritën të sigurojnë kualifikimin Levante, Celta Vigo, Leganes dhe Numancia, me këtë të fundit që eliminoi pikërisht Malagën.

Nesër është radha e skuadrave të tjera si Barcelona, Sevilla, Atletico Madrid, etj., që të luajnë sfidat e kthimit, të vlefshme për Kupën e Mbretit.

To Top