Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Mavrajt rikthehet te fitorja, Abrashi rikthehet në fushë

Generated by IJG JPEG Library

Hamburgu i Mërgim Mavrajt është rikthyer te fitorja, pas 8 ndeshjesh, ndërsa mbrojtësi i kombëtares luajti gjatë gjithë 90 minutëshit. Ata mposhtën 3-1 Stuttgartin, që luajti për rreth 80 minuta me 1 lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Burniç, në minutën e 12.

Një tjetër lajm i mirë për kuqezinjtë është rikuperimi i mesfushorit Amir Abrashi, që luajti 30 minuta në sfidën e sotme ndaj Schalkes, e fituar nga këta të fundit me rezultatin 0-1. Abrashi ishte edhe pjesë e listës së futbollistëve të grumbulluar nga Panucci, për miqësoren me Turqinë.

Leipzig mposhti 2-1 Hannoverin dhe parakaloi përkohësisht Dortmundin, në vendin e 2-të të renditjes, ndërsa Leverkusen nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, në transfertën ndaj Augsburgut. Edhe Borusia Munchengladbah dhe Mainz, ndanë nga një pikë, duke e mbyllur ndeshjen gjithashtu 1-1.

Renditja e Bundesligës kryesohet përkohësisht nga Bayerni i Mynihut, që do të luajë në transfertë ndaj Borusias së Dortmundit, sot në orën 18:30.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...