Bundesliga

Mavraj titullar, por Hamburgu bie 2-0 në Dortmund

Borussia e Dortmundit fundos edhe më tej Hamurgun (ku aktivizohet Mërgim Mavraj) në zonën e ftohtë të Bundesligës. Verdhezinjtë fituan 2-0 në “Singal Iduna Park” falë golave të Michy Batshwayi dhe Mario Gotzes në fillim dhe në fund të pjesës së dytë.

Mbrojtja e Hamburgut, ku Mavaraj luante titullar, rezistoi mirë gjatë 45 minutave të para, por, sapo nisi fraksioni i dytë, Batshwayi u shkëput bukur në shtyllën e dytë dhe në rrëshkitje e sipër e dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e dytë shtesë, Gotze, i shërbyer nga Schurrle i dha goditjen përfundimtare Hamburgut.

Në takimet e tjera Bayer Leverkusen zhgënjey para tifozëve të vet, duke u mundur 0-2 nga Hertha e Berlinit, Eintrachti i Frankfurtit dominoi 4-2 Kolnin, Hanoveri iu imponua 2-1 Frieburgut dhe Hoffenheim – Mainz përfundoi 4-2.

 

To Top