Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Mavraj: Hamburgu zgjedhja më e mirë

Nga Meka, ku ka zgjedhur të kalojë pushimet e fundvitit dhe që e cilëson të vetmin vend ku arrin të shkëputet disi nga futbolli, Mërgim Mavraj foli për eksperiencën te Hamburgu, duke u shprehur i bindur se me transferimin te kjo skuadër ka bërë zgjedhjen më të mirë.

Mërgim Mavraj

“Fillimi i eksperiencës time te Hamburgu ishte mjaft i veçantë. Jemi rritur si ekip dhe kemi bërë gjëra të mira. Asnjëherë tjetër në karrierën si profesionist nuk kam ndjerë kaq shumë besim nga trajneri dhe klubi ndaj meje. E nisëm mjaft mirë sezonin, por më tej nisi rënia. Unë kisha probleme shëndetësore me brinjët, ndërsa edhe ekipi pati probleme me të cilat lidhet ecuria me tetë ndeshje pa fitore. Pavarësisht kësaj, vendimi për t’iu bashkuar Hamburgut është ai i duhuri, në në aspektin prosonal ashtu edhe në atë sportiv. Jam krenar që jam pjesë e këtij klubi ku kanë luajtur shumë emra të mëdhenj”.

Mbrojtësi 31-vjeçar i Kombëtares shqiptare foli edhe për mbijetesën në Bundesligë, duke e cilësuar një përgjegjësi ndaj tifozëve realizimin e këtij objektivi.

Mërgim Mavraj

“Mbijetesa nuk është çështje për jetë a vdekje, por është e rëndësishme sepse njerëzit e ndjejnë shumë dhe kemi përgjegjësi ndaj tyre. Më jep shpresë mënyra se si luajmë. Pavarësisht se rezultatet nuk kanë qenë të mira, e kemi ruajtur qëndrimin tonë dhe kemi qenë një skuadër e bashkuar edhe në situatat më të pashpresa”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...