Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Matthaus: Kjo, periudha e ekipeve angleze

Ish mesfushori i Gjermanisë dhe Interit të Milanos, Lothar Matthaus velrësoi shumë progresin e skuadrave angleze në futboll. Ai tha se kishte mbetur i mahnitur me shpejtësinë e përmirësimit të këtyre ekipeve, të cilat po dominojnë edhe në 5 grupet e Champions League-s, ku bëjnë pjesë.

“Deri diku e kisha parashikuar, por tani mund të them me bindje, se ky është viti i skuadrave angleze. Veçanërisht 5 skuadrat pjesëmarrëse në Champions, duken në formë të shkëlqyer dhe çdo skuadër që pretendon trofeun, duhet të përballet si fillim me to”, tha Matthaus.

Sipas tij, çelësi i suksesit të skuadrave të Premiere League-s janë pikërisht investimet e shumta, në futbollistë dhe trajnerë, që kanë rritur rivalitetin dhe përmirësuar ndjeshëm cilësinë.

“Në Premiere League drejtojnë trajnerët më të mirë në botë, si Mourinho, Guardiola, Klopp, Pochetino, Conte, etj. Atje kanë investuar shumë edhe në merkaton e futbollistëve, sepse kanë arritur të afrojnë lojtarë kampionë, nga më të mirët në qarkullim. Nuk është rastësi, që nga 8 grupe të Championsit, 5 kryesohen prej skuadrave angleze”, tha Matthaus, që pranoi se shanset më të mëdha janë që trofeu i këtij sezoni të shkojë në ishull.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...