Afrimi i Alexis Sanchez te Manchester United, mund të shtyjë Juan Matan drejt largimit nga “Old Trafford”. Lojtari spanjoll nuk dëshiron të qëndrojë nën hijen e kilianit dhe për këtë nuk mendon as të rinovojë kontratën e tij me “Djajtë e Kuq”. Për momentin ekipi që ka shfaqur më shumë interes është Valencia dhe rikthimi i 29-vjeçarit në La Liga është një opsion mëse i mundhshëm.