Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mascherano shkon në Kinë, Barça hidhet në sulm për mbrojtësin e Lazios

Javier Mascherano po kalon ditët e tij të fundit në Katalonjë, pasi me hapjen e merkatos dimërore, do të transferohet në Kinë, ku ka kërkesa të shumta. Nga ana tjetër, trajnerit Valverde do t’i shtohet një telash më shumë në repartin e mbrojtjes, ku po vuan mungesat e disa futbollistëve.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e Barcelonës kanë renditur si prioritet maksimal afrimin e një qendërmbrojtësi, pasi edhe francezi Umtiti nuk kthehet para muajit mars. Në krye të listët së dëshirave qëndron mbrojtësi holandez i Lazios, Stefan De Vrij, të cilit i skadon kontrata me bardhekaltrit në fund të sezonit dhe duket se nuk ka ndërmend ta rinovojë.

Lazio do të ishte e gatshme të hiqte dorë në janar, për të mos e humbur me parametra zero në verë, por katalanasit duhet të përballen me konkurrencën e Juventusit dhe Interit, që kanë avancuar në negociatat e tyre me holandezin.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...