Ligue 1

Marseille synon të mbajë Mario Balotellin në Francë

Mario Balotelli mund të qëndrojë në Francë. Mediat italiane shkruajnë se sulmuesi italian mund të transferohet te finalistja e Europa League, Marseille. Palët kanë arritur një marrëveshje paraprake, ndërkohë që gjithçka pritet të mbyllet pas verdiktit përfundimtar të sezonit, për të mësuar nëse Marseille do të kualifikohet ajo jo në Champions League e sezonit të ardhshëm. Mario Balotelli aktualisht luan te Nice, dhe kontrata e tij skadon në fundin e sezonit, ç’ka do të thotë se ai do të jetë një futbollist i lirë

To Top