Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Marseille nuk përfiton nga hapi fals i PSG, barazon me Montpellier

Olympique Marseille gabon në ndeshjen më të rëndësishme të javës. Skuadra e Rudi Garcias kishte mundësinë ideale për t’u ngjitur në vendin e 2-të dhe për ta ngushtuar përkohësisht në 7 pikë disavantazhin ndaj PSG në renditje, por Marseille nuk përfitoi dot nga humbja e kryeqytetasve pasi barazoi 1-1 në transfertën ndaj Montpellier dhe tashmë ka 32 pikë po aq sa edhe Lyoni e Monaco, 9 më pak se Parisi kryesues. Ishin vendasit që gjetën të parët avantazhin me sulmuesin nga Bregu i Fildishtë Giovanni Sio në minutën e 32-të megjithatë Marseille vendosi baraspeshën me një penallti të kthyer në gol nga Thauvin në fundin e pjesës së parë. Në fraksionin e dytë të dyja skuadrat nuk arritën të bënin më shumë duke ndarë nga një pikë, madje Marseille edhe mund të kishte humbur sfidën nëse vendasve nuk do t’u ishte anuluar një gol që dukej i rregullt nga gjyqtari.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...