Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Marseille nuk dorëzohet për Championsin, mposht thellë Lillen

Olimpique Marseille nuk dorëzohet në garën për vendin e 3-të. Në “Orange Arena” ekipi i Rudi Garcias triumfoi me lehtësi ndaj Lille me rezultatin 5-1 në një ndeshje që nuk pati histori dhe që u zgjidh që në pjesën e parë nga dyshja e sulmit Thauvin dhe Mitroglou.

Francezi shënoi dy herë në 30 minutat e para, fillimisht në të 12-tën, ndërsa më pas nga pika e bardhë. Ndërkohë që përpara pushimit ishte Mitroglou që realizoi dhe ai dygolëshin e tij. Në të 35-tën greku realizoi pas një goditje me kokë, ndërsa në të 38-tën me një goditje gjysmë-gërshërë mposhti për herë të 4-t portierin e Lile.

Finalizimi i Benzias thjesht sa shërbeu për statistikë për Lille në pjesën e dytë, ndërsa rezultati përfundimtar u vulos nga Ocampos që shënoi golin e 5-1 duke bërë që Marsejë të barazojë me pikë Lionin në klasifikim.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...