Ligue 1

Marseille me mendjen te Europa League, vetëm barazim ndaj Guingamp

Marseille ka hedhur një hap fals në garën për të siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të Champions Leagues. Skuadra e drejtuar nga Rudo Garcia nuk shkoi më shumë se një barazim spektakolar 3-3 në transfertën ndaj Guingamp, teksa një javë nga fundi i kampionatit, mbetet në vendin e 4-t, që të çon vetëm në Europa League.

Ndeshja nisi mjaft mirë për Marseille, që shënoi dy gola të shpejtë me anë të Germain dhe Thauvin, por vendasit reaguan duke shënuar 3 herë nga minuta e 42-të deri në të 70-ën dhe duke përmbysur rezultatin. Gjithsesi Thauvin shënoi sërish në të 81-tën, duke rikthyer baraspeshën dhe duke i dhënë një pikë Marseillës, që tashmë shkon në kuotën e 74 pikëve, në vendin e 4-t.

Nga ana tjetër Lyon dhe Monaco, që mbajnë vendin e dytë dhe të tretë, kanë akoma edhe dy takime për të rikuperuar dhe duket se do të sigurojnë edicionin e ardhshëm të Champions League.

Gjithsesi skuadra e Rudi Garcias ka një tjetër objektiv, pasi të mërkurën në mbrëmje, në fushën e Lyonit do të diskutojë finalen e Europa Leagues, ndaj Atleticos së Madridit. Nëse ia del të triumfojë, Marseille siguron automatikisht edhe pjesëmarrjen në Championsin e ardhshëm.

To Top