Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Marseille luan tenis ndaj Metz, Balliu jep asist

Marseille luan tenis ndaj Metz. Skuadra e Rudi Garcias triumfoi me shifrat e thella 6-3 në Velodrome duke dhuruar spektakël dhe duke u ngjitur në vendin e 2-të në kuotën e 51 pikëve. Ishte një dominim i Marseilles që shënoi tre herë që në pjesën e parë me Sanson dhe Thauvin, autori i një dygolëshi. Edhe pjesa e dytë nisi nën ritmin e skuadrës vendase. Germain dhe sërish Thauvin e çuan rezultatin në 5-0. Në të 64-tën për miqtë hyri në fushë edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Ivan Balliu. Metz ngushtoi shifrat me Mollet ndërkohë që greku Mitroglou e çoi rezultatin në 6-1. Në fund miqtë shënuan edhe dy herë të tjera duke e bërë më pak të dhimbshme këtë humbje, madje në golin e 3-të të Metzit që mban firmën e Niane, asisti ishte i Ivan Balliut që për aq minuta sa luajti bëri një paraqitje shumë pozitive.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...