Ligue 1

Marseille dhuron spektakël ndaj Rennes

Marseille nuk fal. Skuadra e Rudi Garcias e nisi në mënyrën më të mirë vitin 2018-të në Ligue 1 pasi mposhti 3-0 Rennes në transfertë në një ndeshje të dominuar nga Marseille në të cilën miqtë humbën edhe një 11-metërsh. Ishte Thauvin që në minutën e 27-të gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë në të 35-tën Germain, kaloi Marseillen në avantazh ndërsa në pushim miqtë shkuan në epërsinë e dy golave pasi realizoi edhe Sanson. Në pjesën e dytë pak përpara fundit, Thauvin korrigjoi gabimin nga 11-metërshi duke realizuar golin që vulosi fitoren e OM me rezultatin 0-3. Me këtë sukses Marseille barazoi përkohësisht Lyonin e vendit të tretë, pozicion që të kualifikon në Champions League sezonin e ardhshëm në kuotën e 41 pikëve.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.