Premier League

Marrin fund polemikat, Mahrez kthehet në stërvitje

Përfundon lufta në distancë mes Leicester City-it dhe Riyad Mahrez. Futbollisti algjerian i cili nuk u paraqit për 6 ditë më rradhë në stërvitje, u bashkuar dhelpërave në qëndrën stërvitore paraditen  e kësaj të premteje duke u dhënë fund polemikave mes tij dhe klubit që bënë xhiron e botës. Trajneri Claud Puel tashmë mund të mbështet sërish te Mahrez duke filluar që nga ndeshja e rradhës ndaj Manchester City-it, pikërisht Citiziens mund të ishin skuadra e Mahrez nëse Leicester do kishte pranuar ofertën e tyre prej 70 milionë eurosh për lojtarin në merkaton e janarit.

To Top