Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Marrëveshja e re Inter-Icardi, ja çfarë kërkon Wanda Nara

Inter dhe Mauro Icardi kanë nisur bisedimet për kontratën e re. Sikurse ishte parashkuar, sapo u mbyll merkatoja e janarit, Piero Ausilio ka patur kontaktet e para me menaxheren dhe njëkohësisht bashkëshorten e argjentinasit, Wanda Nara.

Por çfarë kanë ndërmend t’i propozojnë drejtuesit zikaltër përfaqësueses së “Mauritos”?

Gjithçka nis me rritjen pagës me gati 2 milionë euro krahasuar me shumën që sulmuesi përfiton aktualisht, pra nga 4.7 milionë në 6.5 milionë, pa harruar edhe bonuset, që lidhen me objektivat personalë dhe të skuadrës.

Si në çdo tratativë, gjatë fazave të para qëndrimet mes palëve janë të largëta, por jo të paafrueshme. Wanda Nara kërkon të paktën 7 milionë euro në sezon, ndërsa klauzola e largimit nuk do të hiqet, por thjesht do të rritet në 150 milionë euro, madje mund të shkojë edhe 200 milionë.

Nëse vendoset që klauzola të hiqet, atëherë Icardi do të ketë rritje të pagës deri në 8 milionë euro në sezon.

Interi nuk dëshiron ta humbasë “xhevahirin” e tij, por edhe nëse do të jetë i pashmangshëm largimi, nuk duhet të ndodhë për një shumë të vogël. Ndaj synohet që klauzola e largimit të jetë sa më e lartë ose të hiqet fare, në mënyrë që në të ardhmen klubet që dëshirojnë shërbimet e futbollistit të mendohen mirë para se të bëjnë ofertë konkrete.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...