Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Marotta shpjegon merkaton e Juves: Kush vjen dhe kush qëndron

Drejtori Sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta ka folur për merkaton e bardhezinjve, duke komentuar të gjithë emrat e lakuar për të mbërritur në Torino këtë verë. Ai nuk la pa përmendur as situatën e lojtarëve aktualë, që presin rinovimin e kontratës me Juventusin.

Emre Can: Jemi shumë pranë. Besoj se brenda 10 ditësh do të vijë edhe zyrtarizimi. Është një lojtar që po largohet me parametra zero dhe rivaliteti është shumë i madh, por besoj se kemi shanse të mëdha, që të jemi në skuadra e ardhshme e tij.

Morata: Një futbollist me shumë vlera dhe për më tepër më bëhet qejfi që lojtarët tanë, edhe pasi largohen, sërish kanë dëshirën për t’u rikthyer. E përgënjeshtroj një mundësi rikthimi të tij, sepse kemi një sulm të përbërë nga emra të mëdhenj dhe besoj se jemi të kompletuar në atë repart.

Douglas Costa: I ka bindur të gjithë dhe do të ushtrojmë të drejtën e blerjes, sipas marrëveshjes paraprake me Bayernin. Është një lojtar me shumë cilësi, te i cili kemi besim maksimal për të qenë në qendër të projektit të skuadrës.

Pogba dhe Milinkoviç-Saviç: Për të dy është thjesht një fantazi merkatoje. Për Pogbanë nuk kemi interes ta rikthejmë. Sa i përket Milinkoviç-Saviç, është një mesfushor i kompletuar, por kushton shumë shtrenjtë dhe nuk do të futemi në garë për ta blerë. Përtej dëshirës, nuk besoj se jemi në kushtet kur mund të paguajmë një shifër të atillë për një lojtar.

Perin dhe Darmian: janë dy lojtarë që na interesojnë dhe po punojmë për t’i sjellë në skuadër. Te Juventusi duhen dy portierë të një niveli të lartë dhe përveç Szczesnyt, mendojmë se Perin është i duhuri.

Higuain, Mandzukiç, Dybala dhe Alex Sandro: Të 4 këta lojtarë do të qëndrojnë. Jemi të kënaqur me performancën e tyre, pasi bëhet fjalë për futbollistë shumë të rëndësishëm.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...