Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Marotta: Admiroj Napolin dhe Sarrin, Serie A më e bukura në Europë

Beppe Marotta drejtori i përgjithshëm i Juventusit, komplimenton rivalët në garën për titull. “ Ushqej një admirim të madh për Napolin dhe për trajnerin e tyre Maurizio Sarri. Në Itali po zhvillohet një garë e bukur për titullin dhe ndryshe nga shumë kampionate në Europë ky i joni është një nga më interesantët ku titulli është ende në lojë”, deklaroi Marotta. Më pas drejtori i përgjithshëm i bardhezinjëve thuri elozhe për Sarrin. “ A do ta merrja te Juventusi? Sarri është një nga trajnerët më të mirë në qarkullim, por secili ka karakteristikat e tij dhe duhet të përshtatet me ambientin”, nënvizoi Marotta, i cili shtoi gjithashtu se fakti që Juventusi po lufton në tre fronte është diçka që të bën të shpenzosh shumë energji por në të njëjtën kohë të motivon për të dhënë maksimumin në këtë fund sezoni.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...