Premier League

Mark Clattenburg: Braktisa gjykimin në Angli prej Mourinhos

Në fillim të këtij viti gjyqtari i njohur anglez, Mark Clattenburg, deklaroi se do të hiqte dorë nga arbitrimi në Premier League për t’u zhvendosur në Arabinë Saudite pas ofertes së federatës aziatike për të marrë drejtimin e departamentit të gjykimit në këtë institucion.

42-vjeçari, në në prononcim të fundit ka zbuluar se këtë vendim e kishte marrë menjëherë pas kritikave të Mourinhos në përfundim të ndeshjes mes Manchester United dhe Stoke City-t, që u mbyll në barazim 1-1 (Wayne Rooney theu rekordin e Sir Bobby Charlton si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për “Djajtë e Kuq”).

“Mourinho erdhi në dhomat e zhveshjes së arbitrave, pasi ishte i mërzitur që nuk i kisha akorduar një 11-metërsh për prekje me dorë të topit në zonë. E ndjeja që performanca ime ishte e mirë në një stadium të “nxehtë”.  Të gjykosh Manchester United nuk është asnjëherë e lehtë. Mirëpo Mourinho më futi në mendime. Isha i bindur se kisha vepruar drejt. Pastaj i bëra pyetje vetes: a duhet të jem akoma pjesë e kësaj? E kuptova që kjo punë nuk po më jepte më kënaqësi, ndaj vendosa të largohesha.”

42-vjeçari ka gjykuar për herë të parë në Premier League në vitin 2004, ndërsa konsiderohej një nga gjyqtarët më të mirë të FIFA-s, të cilit i janë besuar ndeshje shumë të rëndësishme ndërkombëtare.

To Top