Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Marco Reus, ‘përjetë’ verdhezi

Kapiteni dhe lideri i Borusias së Dortmundit, Marco Reus ka vendosur të qëndrojë përjetë te klubi gjerman. Ditën e sotme është arritur akordi dhe është firmosur rinovimi i tij me verdhezinjtë, teksa kontrata e re do t’i mbajë palët të lidhura deri në vitin 2023.

Për Reus, tashmë 29 vjeç, kjo mund të quhet edhe kontrata e jetës, pasi në vitin 2023 do të jetë 34-vjeçar dhe në hapat e fundit të karrierës.

Lajmi i rinovimit u bë i ditur nga vetë klubi gjerman, nëpërmjet një komunikate, teksa ende nuk dihet nëse është përfshirë ndonjë klauzolë për zhvlerësimin e saj. Ajo që dihet me siguri, është se shifrat e pagës së sulmuesit, janë përmirësuar ndjeshëm.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...