Kombetare

Marco Cassetti, ndihmësi i ri i Panuccit te kuqezinjtë

Ndryshime në stafin teknik të Shqipërisë. Trajneri Cristian Panucci ka vendosur të marrë si ndihmës të tij Marco Cassettin, që prej dy vitesh është tërhequr nga futbolli i luajtur.

Siç raportohet nga “Sky Sport”, ish-lojtari i Romës do të jetë zëvendës i Christian Panucci në stolin e Kombëtares kuqezi.

Cassetti do të zëvendësojë ndihmësin aktual të Panuccit, Paolo Rodolfi, i cili do të ketë rolin e vëzhguesit (zbuluesit të talenteve) në Kombëtaren Shqiptare. Shtohen në këtë mënyrë numri i italianëve në drejtimin e përfaqësueses sonë të futbollit, sikurse ndodhte edhe në epokën “De Biazi”.

To Top