Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Marchione: Mundësia e largimit të Ferrarit nga F1, serioze

Largimi i Ferrarit nga Botërori i Formula 1 është një kërcënim serioz, aq më shumë kur është konkret dhe artikulohet nga vetë Presidenti i ‘Kokëkuqes’ Sergio Marchionne, që nuk i fsheh kontradiktat me pronarët e rinj amerikanë të F1, kompaninë Liberty Media.

Gjatë ceremonisë së rikthimit të skuadrës së Alfa Romeos në këtë kompeticion, Marchione deklaron se nëse projekti i ri i F1 sheh tjetërsimin e makinave dhe stilit të garave, atëherë Ferrari është automatikisht jashtë tyre.

“Kemi kohë deri në vitin 2020 për të gjetur një akord dhe një zgjidhje në favor të Ferrarit, sepse ne nuk e fshehim faktin se problemet janë serioze dhe kërcënimi ynë është po i tillë. Duhet të gjejmë një zgjidhje në të mirë të këtij sporti. Me Presidentin e Liberty Media kemi një raport shumë të mirë, por jemi shumë të qartë në kërkesat tona, ose më saktë nga çfarë nuk jemi të gatshëm të heqim dorë. Në një kampionat të Formula 1, ku makinat janë të standardizuara pa qenë të dallueshme, por humbasin karakteristikat në aspektin teknik, ne nuk na intereson të marrim pjesë”, u shpreh Marchione.

Ndërkohë që pak kohë më parë Presidenti i Liberty Media pati deklaruar se në të shkuarën çdo skuadër shihte vetëm interesin personal për të dominuar mbi rivalët, ndërkohë që tashmë synimi i këtyre garave sigurisht që premton rivalitet në pistë, por me një vizion me altruist. Amerikanët sigurojnë se karakteristikat e njëvendësheve do të mbeten të pandryshuara, por gjithmonë duke pasur kompromis. Në ditët e sotme ky kompeticion sheh disa skuadra të shpenzojnë rreth gjysmë miliardë dollarë për të zbritur në pistë një ose dy makina dhe diçka e tillë nuk gjeneron asnjë vlerë të shtuar për tifozët, por vetëm një luftë ndaj rivalëve. Ndaj kompania e re kërkon të marrë iniciativa të reja për kostot, motorët dhe aerodinamikën, që do të krijojnë përmirësimin e garës në pistë dhe në bilance.

Gjithsesi , kërcënimi i Ferrarit për t’u vetëpërjashtuaar nga këto gara nëse nuk plotësohen kushtet e tyre, do të përkthehej në një humbje vetëm për F1, sepse ashtu siç bën llogaritë e përditshmja angleze “The Indipendent”, skuadra italiane do të kursente një buxhet prej 114 milionë eurosh në vit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...