Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Maqedonia me 4 shqiptarë ndaj Shqipërisë

Maqedonia sfidon kombëtaren kuqezi me 4 futbollistë shqiptarë. Trajneri i përfaqësues maqedonase Igor Angelovski shpalli listën e 23 lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat elimintore të muajit Shtator, duelin ndaj Izraelit që do të luajë në transfertë në datën 2 Shtator dhe përballjen ndaj Shqipërisë në Strumicë në 5 Shtator. Edhe pse janë 4 futbollistët me origjinë shqiptare që janë grumbulluar nga numri 1 i stolit të Maqedonisë bie në sy mungesa e sulmuesit të Shkëndijës Besart Ibraimi i cili ka shkëlqyer me kuqezinjtë tetovarë në ndeshjet kualifikuese të Europa League por kjo nuk ka mjaftuar që 30-vjecari me origjinë shqiptare të jetë pjesë e grumbullimit të rradhës. 4 shqiptarët e përzgjedhur janë kapiteni i Shkëndijës Ferhan Hasani, mesfushori i tipare sulmuese i Leeds United, Ezgjan Alioski i cili ishte autori i golit të vetëm të Maqedonisë në sfidën ndaj Shqipërisë në Loro Borici që përfundoi me fitoren 2-1 të kuqezinjëve, mbrojtësi i Vardarit të Shkupit, Visar Musliu si dhe talenti i Levantes Enis Bardhi. Nga Shkëndija e Tetovës, trajneri Angelovski ka thirrur në ekipin përfaqësues edhe talentin Marjan Radeski, ndërkohë që pjesë e duleve ndaj Izarealit dhe Shqipërisë do të jenë edhe lojtarë të tjerë me peshë në repartin e avancuar si Goran Pandev  si dhe dyshja e Palermos, Nestorovski e Trajkovski.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...