Serie A

Mandzukic pranë largimit, tek Juventusi po kërkojnë sulmues

Mario Mandzukic është në qender të merkatos së Juventusit. Sulmuesi kroat mund të largohet nga qyteti i Torinos për t’u transferuar në Kinë ose Turqi. Në këtë mënyrë, klubit bardhezi në merkaton e verës do t’i duhet të ndërhyjë për një përforcim në repartin e avancuar. Për momentin dy janë alternativat, të cilat po vlerësohen nga shoqëria italiane. Emri i parë është Anthony Martial i Manchester United, ndërsa objektivi i dytë është spanjolli i Chelsea, Alvaro Morata, që në Torino do ta konsideronin një rikthim të madh.

To Top