Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Manchester United përmbys Chelsea-n, Mou “leksion” Contes

Manchester United fitoi 2-1 me përmbysje me Chelsea-n në “Old Trafford”, ndërsa Jose Mourinho përballjen e nervave me Antonio Conten, që edhe pse festoi i pari golin e Willian në pjesën e parë, u detyrua të dilte kokulur nga kjo sfidë pas finalizimeve të Lukakut dhe Lingard.

Sfida nisi e qetë në “Pallatin e Ëndrrave”, pa atë spektakël apo ritëm që përcjellin zakonisht ndeshjet e Premier League-s.

Gjithsesi, në minutën e 32-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Hazard shërbeu për Willian, që përballë De Geas nuk gaboi, 0-1.

Epërsia e Chelsea-t zgjati vetëm 7 minuta, pasi në të 39-ën Lukaku depërtoi me forcë brenda zonës dhe pasi mori një top nga Martial barazoi shifrat në 1-1.

Goli që vulosi fitoren e United u shënua nga Lingard në të 75-ën, në këtë rast i shërbyer nga Lukaku.

Asgjë nyk ndryshoi në pjesën e mbetur të lojës me Manchester United që merr vendin e dytë me 59 pikë, ndërsa Chelsea mbetet në të 5-in.

Ndërkohë Tottenhamit i mjaftoi finalizimi i Harry Kane 2 minuta para fundit për të marrë tri pikët në fushën e Crystal Palace.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...