Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Manchester City “shtyp” edhe Arsenalin, Morata ndëshkon M. United dhe shpëton Conten

Manchester City është thjesht një makineri golash në Premier League. Skuadra e Pep Guardiolës mposhti 3-1 Arsenalin në “Etihad”, duke koleksionuar fitoren e 10-të në 11 ndeshje. Kevin de Bruyne realizoi që në minutën e 19-të, duke i dhënë një drejtim të pakthyeshëm sfidës, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Aguero i coi shifrat në 2-0 me golin e tij të 179-të me fanellën e City-t. Lacazzete rihapi përkohësisht takimin në minutën e 69-të, pasi 5 minuta më vonë Gabriel Jesus realizoi të tretin për ekipin e tij dhe të fundit të sfidës. Më këtë sukses Manchester City shkon në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Arsenali mban vendin e 6-të me 12 pikë më pak se “Cityzens”.

Antonio Conte i tregon “dhëmbët” Jose Mourinhos në momentin më të vështirë të tij të Chelsea në këtë sezon. “Blutë” e Londrës triumfuan 1-0 ndaj Manchester United në sfidën që për shumëkush konsiderohej e fundit për trajnerin italian. Conten e shpëtoi “benjamimi” i tij, Alvaro Morata, që realizoi golin e vetëm të kësaj superpërballjeje në minutën e 55-të. “Djajtë e Kuq” provuan gjithcka në minutat e mbetura për të shënuar të paktën një gol, por mbrojtja e hekurt e Chelsea-t dhe portieri Courtois nuk lejuan prekjen e rrjetës. Një rezultat që gëzon edhe Manchester City-n, që krijon një distancë prej 8 pikësh me rivalët ndërqytetas.

Realit të Madridit i shënoi plot 3 herë, por ndaj Crystal Palace në Premier League, Tottenhami është treguar i kursyer. Skuadra e Pochettinos ka marrë 3-pikëshin falë një fitoreje me rezultatin minimal 1-0, ndërsa autori i golit ishte Son Heung-Min, në minutën e 64-t.

Sfida tjetër mes Evertonit dhe Watfordit përfundoi në barazim 2-2.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...