Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Manchester City ka organikën me të shtrenjtë në botë

Mannchester City po dominon Premier League-n në këtë sezon dhe kjo nuk është një rastësi. Skuadra që drejtohet nga Pep Guardiola ka një organikë të pasur me lojtarë që kanë kushtuar miliona euro. Nga përllogaritja e shpenzimeve për të arritur në grupin aktual, sipas “CIES” (observtor futbollistik), “Citizens” janë ekipi më i shtrenjtë në botë, me plot 878 milionë euro.
Manchester City ndiqet nga një tjetër klub me pronarë sheikët arabë, pikërisht nga PSG, që shpenzoi shumën rekord 222 milionë euro për të rrëmbyer Neymarin nga Barcelona. Në total, për futbollistët që ka në dispozicion Unai Emery janë shpenzuar 805 milionë euro. Në vendin e tretë është Manchester United, që ka vënë nën urdhrat e Jose Mourinhos një organikë për të cilën janë shpenzuar 747 milionë euro.
Vendi i katërt për Barcelonën me 725 milionë, më pas ndjek Chelsea me 592 milionë. Top-10-shja kompletohet nga Real Madrid (497), Liverpool (461), Juventus (448), Arsenal (403) dhe Everton (365).

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...