Premier League

Man.City siguron shërbimet e Fred për sezonin e ardhshëm

Tashmë është zyrtare, Manchester City ka arritur marrëveshjen me Shakthar Donetsk për transferimin e mesfushorit 24-vjeçar Fred. The Citizens gjetën akordin e munguar me klubin ukrainas për brazilianin një muaj pasi Shakthar pati refuzuar ti jepte akses largimit të tij, por tashmë siç raportojnë mediat angleze marrëveshja është arritur për shifrën e 50 milionë paundëve me futbollistin që do të përforcojë organikën e The Citizens sezonin e ardhshëm. Një tjetër goditje e realizuar kjo nga skuadra e Guardiolës. Drejtuesit e klubit që kryeson klasifikimin e Premier Leagues janë të impresionuar nga aftësitë e talentit 24-vjeçar dhe kalimi i tij në Etihad Stadium ishtë një objektiv që duhej realizuar me çdo kusht. Tashmë që operacioni përfundoi me sukses pritet që Fred të veshë fanellën e Manchesterit sezonin e ardhshëm. Edhe Djajtë e Kuq ishin të interesuar për shërbimet e tij por vetë lojtari kishte në preferencë trajnerin spanjoll Guardiola.  Që nga aktivizimi i tij me klubin ukrainas në vitin 2013 braziliani Fred numërn një total prej 142 prezencash me këtë ekip ndërkohë që mban autorësinë e 12 golave.

 

To Top