Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Man. City, oferte e jashtezakoshme per Sanchez

Manchester City eshte i vendosur per te marre Alexis Sanches para dites se enjte, kur zyrtarisht mbyllet merkato e kesaj vere dhe per te arritur kete objektiv i ofron Arsenalit sherbimet e Raheem Sterling plus pagesen kesh, ne ate qe mund te quhet jo me pak se sa nje oferte e jashtezakonshme. Nga ana tjeter, Arsenal kerkon me ngulm te mbaje kilianin Sanchez, kontrata e te cilit e sheh ate te lidhur me kete ekip edhe per nje vit tjeter.  Kjo oferte e Citit, i gatshem te lere edhe anglezin Sterling qe eshte paraqitur ne nje forme mjaft te mire kete fillim sezoni duke shenuar plot dy gola ne Premier League konrektisht ndaj Everton dhe Bournemouth, eshte nje tregues i qarte se ky ekip eshte i gatshem per cdo gje per te marre Sanchez. Vet sulmuesi 28 vjecar nuk ka pranuar te hyje ne bisedime rreth kontrates aktuale me Arsenalin, pavaresisht faktit se topcinjte e Londres i kane ofruar nje rritje page deri ne 300 mije paund ne jave.

Pas demtimit te pesuar ne aktivizimin me Kombetaren e Kilit ne Kupen e Konfederatave, Sanchez zbriti ne fushe per here te pare per kete sezon ne ndeshjen e kesaj te shtune ku Arsenali humbi 4-0 ndaj Liverpoolit. Pavaresisht kesaj, trajneri Arsene Wenger eshte treguar kategorik per lojtarin duke dashur te evitoje cdo tratative per nje transferim te mundshem te tij, aq me shume tani qe sapo humbi sherbimet e nje lojtari tjeter shume te rendesishem te skuadres si Alex Oxlade Chamberlain per te cilin, Chelsea ofroi plot 35 milione paund. Kjo pason nje klime aspak te mire qe eshte krijuar tashme ne ambientet e klubit. Gjithsesi, cfare eshte e sigurte eshte se ajo e Man. Cityt nuk eshte nje oferte e zakonshme dhe te gjithe treguesit flasin per mundesine e arritjes se nje akordi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...