Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Përmbysje dhe rekord, Manchester City është i pandalshëm, +8 nga Man.United

Fitore me përmbysje, emocione të jashtëzakonshme dhe rekord. Manchester City vazhdon dominimin në Premier League-n angleze, pas suksesit 2-1 me përmbysje përballë West Ham.Avantazhi me Ogbonna-n përpara pushimit ndërmjet pjesëve nuk i  mjaftoi londinezëve, me “citizens” që u kthyen në lojë me golin e barazimit të Otamendit pak përpara se kronometri të tregonte një orë lojë.David Silva realizoi edhe e fitores për Manchester City-n 7 minuta përpara fundit të ndeshjes, por West Ham shpërdoroi një shans të artë në fundin e ndeshjes me Sakho për të barazuar.Suksesi i 14-të sezonal dhe i 13-ti radhazi për skuadrën e Pep Guardiolës dhe e  që barazon rekordin për ecurinë më të gjatë me fitore radhazi në kampionat, ashtu si kanë bërë më parë Sunderland, Preston, Arsenali dhe Chelsea.Me këtë fitore Manchester City rikthen diferencën me 8 pikë në renditje nga Manchester United, në pritje të duelit direkt të së dielës së ardhshme.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Bournemouthi dhe Southamptoni barazuan 1-1. Vendasit shënuan të parët me Fraser, ndërsa skuadra e Mauricio Pellegrinos evitoi humbjen me golin e Charlie Austin.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...