Kategoria Superiore

Partizani në Antalia pa tre titullarë, jashtë ekipit Vila, Krasniqi e Malota

Tre titullarë jashtë skuadrës që do të zhvillojë përgatitjet në Antalia. Mbrojtësi Gëzim Krasniqi dhe Renato Malota, si edhe mesfushori Emiljano Vila nuk do të udhëtojnë me ekipin drejt Turqisë.

Vendimi i drejtuesve të klubit erdhi vetëm pak orë përpara nisjes së përgatitjeve, duke nisur ndryshimet e mëdha tek të kuqtë gjatë merkatos së Janarit. Mungesa e Krasniqit, Malotës dhe Vilës konfirmohet edhe nga lista e futbollistëve që do të jenë në dispozicion të trajnerit Sulejman Starova në Antalia.

Kjo zgjedhje për të lënë jashtë ekipit tre titullarë pritet të ndezë merkaton e Partizanit, që pas zyrtarizimit të mesfushorëve Bruno Telushi dhe Esat Mala është në kërkim të goditjeve të mëdha në merkaton e dimrit.

Por, fakti që Vila, Krasniqi dhe Malota nuk janë më në planet e stafit teknik të të kuqve, pritet të ndezë edhe merkaton brenda kampionatit, me disa klube shqiptare që mund të përfitojnë nga mundësia për të afruar këta tre elementë.

Në listën e Partizanit bie në sy edhe prezenca e Lucas Cardoso, sulmuesit brazilian që vjen nga skuadra e Pelisterit. 23-vjeçari pritet të jetë arma më tepër e repartit ofensiv të skuadrës së Starovës, ku pas largimit të Xhevahir Sukajt është mbyllur zyrtarisht edhe kontrata me Mustafa Djidjiëa.

Lëvizjet e mëdha te Partizani nisën me lehtësimin e kontingjentit, ndërsa tashmë priten afrimet e mëdha të drejtuesve të klubit, për ta rikthyer Partizanin në garën për kreun.

LISTA                   PARTIZANI

 

PORTIERË

ALBAN HOXHA

DASHAMIR XHIKA

 

MBROJTËS

SODIQ ATANDA

MARINERS KLLOGJERI

ESAT MALAJ

RENALDO KALARI

LABINOT IBRAHIMI

BLERIM KOTOBELLI

 

MESFUSHORË

IDRIZ BATHA

LORENC TRASHI

RIMAL HAXHIU

GERHARD PROGNI

LUKAS CARDOSO

ALBAN SULEJMANI

BRUNO TELUSHI

ADEM MALIQI

 

SULMUES

REALDO FILI

JURGEN BARDHI

JASIR ASANI

To Top