Formula 1

Makinat rikthehen në Europë, ka optimizëm te Ferrari

Më në fund, Formula 1 do të kthehet në Europë, ku gara e Montmelos në Spanjë do të jetë e para sezonale në kontinentin e vjetër. Te skuderia Ferrari mbizotëron optimizmi, sepse pas 4 garave të para, ‘kukëkuqja’ kryeson renditjen për makina, ndërsa piloti kryesor, Sebastian Vettel është vetëm 4 pikë pas kampionit në fuqi, Lewis Hamilton.

Dy fitoret në garat e Australisë dhe Bahreinit, por edhe paraqitjet në Kinë e Azerbajxhan kanë treguar se Ferrari i këtij sezoni është ndërtuar në baza të mira dhe ata premtojnë për një kampionat të mirë. Një paraqitje e mirë edhe në Spanjë, pista e testeve dimërorë, do të tregonte më shumë besim për italianët. Pas garës në Baku është folur për një keqardhje të pikëve të lëna në dy garat e fundit, por për Vettel këto janë pjesë të sezonit.

“Ka ende shumë gara dhe është e kotë që të flasim sot për titullin kampion. Aktualisht luftohet që të arrihet maksimumi në çdo gare dhe kështu do jetë deri në garën e fundit të sezonit. Ndoshta është më mirë të flasim në një kohë tjetër, kur duhet të kuptojmë më mirë që po luftojmë për titullin. Mund të them që po luftojmë për të fituar dhe në çdo garë do të kërkohen rezultatet maksimale. Ndoshta në tetor mund të flasim për titullin”, përfundoi Vettel.

To Top