Kupa e Gjermanise

Mainz dhe surpriza Paderborn janë dy çerekfinalistet e para të Kupës së Gjermanisë

Kupa e Gjermanisë ka zbuluar dy skuadrat e para çerekfinaliste të këtij edicioni që janë Mainz 05 dhe Paderborn ish skuadra e Alban Mehës që tashmë militon në ligën e 3-të të futbollit gjerman. Ishte një fitore e madhe me përmbysje ajo e Mainz ndaj Shtutgarit në Opel Arena. Goli i Gentner në pjesën e parë krijoi përshtypjen se do të ishin shvabët ata që do të kalonin më tej por penalltia e humbur nga Aogo në fillimin e pjesë së dytë bëri që Mainz  të rikthehej fuqishëm në lojë dhe të përmbyste shifrat. Golat e Bergreen, Djallo dhe Serdar e çuan rezultatin në 3-1 në favor të vendasve të cilët avancuan në raundin e 8-të më të mirave të Kupës së Gjermanisë. Në ndeshjen tjetër Paderbornit i mjaftoi goli i Zolinskit në minutën e 56-të për të mposhtur 1-0 Ingolstadin që luan në Bundesligën e dytë dhe për të prerë biletën e çerekfinaleve.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.