Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Magani: S’dimë të vonojmë lojën, objektiv Kupa

Tepër i zhgënjyer nga mënyra sesi Teuta u mund nga Partizanit, Gugash Magani theksoi se skuadra e tij nuk e pati pjekurinë e duhur për të mos u ndëshkuar në momentet e fundit.

“Zhvilluam një ndeshje të mire, por në fund llogaritë bëhen me pikët. Ajo që më shqetëson është se shënojmë shumë, por edhe pësojmë shumë. Goli i parë ishte gabimi ynë. Lojtarët e mi nuk dinë të vonojnë as lojën. Një top duhet ta kishin hedhur në drejtim të paditur që loja të kishte mbaruar. Nëse do të mendoja mbijetesën, do të isha dorëzuar. Ky është futbolli, duhet ta pranojmë kështu siç është.”

Magani e pranon se Teuta e ka të vështirë të pretendojë Europën nëpërmjet kampionatit, kështu që i mbetet vetëm Kupa.

“E patëm mundësinë për ta ndëshkuar Partizanin, por nuk e bëmë. Pjesa psikologjike është elementi numër një i suksesit. Do të punojmë fortë, por gjendja nuk është e mirë. Kështu siç na shkuan punën, objektivi i vetëm është Kupa. Për kampionatin do t’i marrim ndeshjet një e nga një″.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...