Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Magani ‘ndal’ Josën, Llapi ‘shkelmon’ krizën, s’ka fitues në Prizren

Nuk ka fitues në përballjen mes Mirël Josës dhe Gugash Maganit, pasi Prishtina e Trepça 89 u ndanë në barazim pa gola. Kryeqytetasit vinin pas dy fitoreve radhazi, por edhe pas këtij barazimi, do të vijojnë të mbeten në krye të renditjes, me 43 pikë.

Një tjetër barazim u regjistrua edhe në derbin e Rrafshit të Dukagjinit, mes Lirisë dhe Vëllazënimit. Prizrenasit e drejtuar nga Blendi Shkëmbi ishin pretendentë në këtë takim dhe gjetën të parët avantazhin, pas golit të Maganit në pjesën e parë. Gjithsesi, gjakovarët luajtën mjaft mirë në 45-minutëshin e dytë dhe arritën të barazojnë me anë të Chibuze, duke marrë një pikë me vlerë.

Llapi u rikthye te fitorja, pas disa rezultateve negative radhazi, duke mposhtur me rezultatin 2-0 ndaj skuadrës së vendit të fundit, Vllaznia e Pozheranit. Sfida nuk rezultoi aspak e lehtë për skuadrën nga Podujeva, që të gjejë golat vetëm në 15 minutat e fundit, me anë të Jasharit dhe Zeqirit.

Fitore të vështirë mori edhe Feronikeli, që mposhti Besën e Pejës me rezultatin 2-1. Vendimtar ishte goli i shënuar nga Shala në minutën e 3-të shtesë, që i dha 3 pikët skuadrës vendase.

Pas dy barazimeve radhazi, edhe Drita u rikthye te fitorja në Vala Superliga, duke mposhtur me rezultatin 3-1 Drenicën. Gjilanasit nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren dhe e zgjodhën shumë shpejt ndeshjen, duke shënuar dy gola në pjesën e parë dhe një tjetër në të dytën.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...