Kategoria Superiore

Magani: Kukësi e meritoi, vuajtëm humbjen me Partizanin

I pakënaqur me atë që skuadra shfaqi në pjesën e parë dhe i vetëdijshëm që për të dalë nga kjo krizë rezultatesh Teutës i duhet shumë punë. Gugash Magani theksoi se humbja me Partizanin është përjetuar shumë keq në kampin durrsak.

“Mendoj që skuadra pati dy tablo. Në pjesën e parë nuk ishte Teuta që unë dua, ndërsa në fraksionin e dytë edhe mund të kishim barazuar.

Është përjetuar shumë keq humbja me Partizanin. Janë dy humbje që peshojnë, na duhet shumë punë për ta motivuar skuadrën.

Sot e merituam humbjen, sepse Kukësi qëndroi thuasje gjatë gjithë kohës në avantazh. Nuk ishim aty ku duhet, sidomos në fillim të ndeshjes.”

To Top