Kategoria Superiore

Lushnja stërvitet në Durrës, me sytë nga merkatoja

Lushnja po zhvillon mini-fazën përgatitore në qytetin e Durrësit. Dy seancat e para skuadra i ka zhvilluar në qytetin e tyre, ndërkohë që në Durrës u zhvillua seanca e tretë. Stafi bën me dijë se ekipi do të qëndrojë 10 ditë në qytetin bregdetar.

Sa i përket blerjes më të re, Rexhep Memini, mbrojtësi nuk ishte i pranishëm në stërvitje për shkak të një dëmtimi të lehtë, ndërkohë që është duke mbyllur edhe pikat e fundit të marrëveshjes mes palëve.

Merkato cilësohet si jetësore për lagunarët në mënyrë që të përballojë ngarkesën për pjesën e mbetur të kampionatit. Në bazë të kushteve financiare që ka ekipi Dedja shprehet skuadra do të provojnë të afrojë lojtarë si dhe vë theksin se pavarësisht rivalitet Lushnja do të japë maksimumin për të mbijetesën.

Për super sport foli dhe sulmuesi kryesor i Lushnjës, Fatjon Sefa autor i 5 golave në kampionat. Sefa shprehet i kënaqur në lidhje me kushtet ku po stërvitet skuadra. Sulmuesi gjithashtu deklaroi se është e nevojshme të ndërhyhet në merkato dhe për sa i përket mbijetesës, ai shprehet se asgjë nuk është pamundur.

I kënaqur me kushtet e stërvitjes është dhe mesfushori Mikel Canka, i cili gjithashtu ecën në të njëjtën vijë mendimesh me shokun e tij të skuadrës. Duke dhënë maksimumin, një tjetër sezon në Superiore është i mundur.

To Top