Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lushnja mendon për të ardhmen, ndaj Kamzës me lojtarë të rinj

Fundjavën e kaluar, Lushnja ra matematikisht në Kategorinë e Parë, prej nga erdhi sezonin e kaluar, duke treguar se nuk ishte gati për të garuar mes më të mirave. Në këtë edicion, objektivi i vetëm që i ka mbetur klubit është promovimi i lojtarëve të rinj.

Trajneri Ilir Gjyla e ka nisur këtë projekt që në çastin kur morri drejtimin e verdhejeshilëve dhe do ta vijojë edhe në takimin e radhës ndaj Kamzës, ku pritet të aktivizojë nga minuta e pare lojtarë si Marko Çela, Marjus Koreshi dhe Armando Çela. Të tre këtë futbollistë shprehen të lumtur që po u ofrohet mundësia për të treguar aftësitë që disponojnë, në fushën e lojës.

Problemet e Lushnjës në këtë sezon të Superiores nisën nga starti i edicionit, megjithatë tashmë klubi po kërkon të evidentojë elementë që mund të jenë të dobishëm në Kategorinë e Parë dhe ka nisur të promovojë talentet brenda shtëpisë. Natyrisht që objektivi i lagunarëve për sezonin e ardhshëm pritet të jetë sërish rikthimi në Superiore dhe puna duket se ka filluar që tani.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...