Kombetare

Lumë ofertash për Qakën, Politehnica vështirë të rezistojë

Mediat romune shkruajnë se në ndjekje të mesfushorit kuqezi janë vënë disa skuadra nga kampionati italian dhe ai spanjoll, por jo vetëm. Në Portugali Braga ka shprehur hapur dëshirën për të patur në dispozicion shërbimet e 22-vjeçarit. Burimi nuk citon emra, por dhe nga kampionati francez konfirmohet se ka interes. Ndërkohë në Rumani, Craiova, skuadër që dhe sezonin e kaluar ishte futur në tratativa me ekipin ku luan Qaka, Politehnica, por pa mundur dot të arrijë akordin, pritet që sërish të hidhet në sulm. Presidenti i Politehnica, Adrian Ambrose, është shprehur se janë disa klube që janë interesuar për Qakën dhe se pavarësisht dëshirës së tij për ta mbajtur mesfushorin deri në verë, kjo është e pamundur, pasi ofertat për të janë të shumta.

Forma e mirë e treguar nga ana e 22-vjeçarit nuk ka kaluar pa u vënë re nga skuadra si  Benevonto dhe Sampdoria, ndërsa në Spanjë Girona dhe Las Palmas janë dy kandidatë potencialë.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.