Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Luhet Renova-Shkëndija, kuqezinjtë duan fitoren në derbi

Tetova nën ethet e derbit. Në 16 javë kampionat Shkëndija ka arritur të bëjë paraqitje të shkëlqyera, duke treguar qartazi se këtë sezon skuadra e drejtuar nga tekniku Qatip Osmani është e vendosur të ngrejë titullin kampion që i mungon që prej sezonit 2010-2011, titulli i vetëm në histori i fituar nga Shkëndija në Maqedoni. Ndalesa e radhës për kuqezinjtë do të jetë transferta ndaj Renovës. Nuk do të jetë një ndeshje e zakonshme sepse flitet për një derbi, derbi i Tetovës. Kuqezinjtë dukshëm vinë si favoritë absolut në këtë përballje, kjo dhe për faktin se skuadra gëzon një formë shumë të mirë fizike. Në pesë javët e fundit në kampionat Shkëndija regjistron pesë fitore radhazi. Nuk humbet në dy transfertat e fundit dhe një bilanc prej 10 golash të shënuar dhe vetëm 1 të pësuar.Shkëndija e Tetovës është shkëputur ndjeshëm nga ndjeksit e saj më të afërt. Vendi i parë me 40 pikë të grumbulluara dhe 11 pikë distancë nga rivali i hershëm Vardari që gjithsesi duhet theksuar se ka 2 ndeshje më shumë për të luajtur.  Ndërkohë që përballë Shkëndija do të ketë një rival që po noton në ujra të turbullta. Në pesë takimet e fundit në kampionat Renova regjistron 2 fitore dhe tre humbje. Për ta rezervohet vendi i shtatë në kampionat me 17 pikë të grumbulluara. Ky do të jetë takimi i fazës së dytë, pasi i pari përfundoi me fitoren e kuqezinjve me rezultatin e pastër 2-0. Takimin Renova-Shkëndija  do të keni mundësi ta ndiqni në Supersport 1 në oren 13:00 të kësaj të shtune.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...