Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Luhet Inter-Roma, Spalletti sfidon të shkuarën për Championsin

Inter-Roma është kryefjala e javës së 21-të të Serisë A. Superdueli që pritet të prodhojë emocione të mëdha. Zikaltërit nuk regjistrojnë asnjë fitore në pesë përballjet e fundit dhe përballë është Roma. Të dy klubet pak a shumë po kalojnë të njëjtën situatë, ndërsa suksesi është mision i përbashkët. Takimi i fazës së parë u fitua nga Inteir ndërkohë këtë herë vështirë të flitet për favoritë. Perotti është mungesa e vetme e Romës ndërkohë Spalletti ka rikuperuar dyshen e mbrojtjes Miranda-D’ambrosio dhe ndaj ish skuadrës së tij do të kërkojë një tjetër fitore pas asaj të fazës së parë, sukses që do t’i jepte një bonus të madh Interit në garën për titull. Këtë takim ju do të mund ta ndiqni live në Supersport 2 në orën 20:45.

Milani do të udhëtojë në transfertën ndaj Cagliarit. Kuqezintjë duket se kanë rigjetur ritmin e duhur. Tekniku Gatusso në media ka deklaruar se Milani nuk  është një skuadër e bukur për t’u parë, por momentalisht i interesojnë vetëm fitoret. Ndaj dhe në këtë transfertë misioni është i njëjtë. Tre pikët për t’u ngjitur në renditje. Këtë  ndeshje mund ta ndiqni në SS2 në oren 18.  Ndërkohë dy takimet e tjera që do të mund të ndiqni nga kampionati italian në ekranin tonë janë Sassusolo-Torino në SS5 ora 15 dhe po në të njëtin orar, por në SS6 Bologna-Benvento.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...