Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luftëtari “ngroh muskujt” e Skënderbeut për Partizanin e Beogradit

Java e tetë e Kategorisë Superiore zbret në fushë të shtunën kryesuesit e Skënderbeut, që synojnë të regjistrojnë një tjetër fitore për të shkuar të qetë tw enjten drejt transfertës së Beogradit. Luftëtari, në krizë rezultatesh, pas tri humbjeve rresht, viziton Korçën në orën 17:00, nw një fushë ku sezonin e shkuar nuk arriti të dilte me pikë. Një duel delikat për të dyja skuadrat, por me Skënderbeun dukshëm të favorizuar, për shkak të momentit që po kalon. 5 fitore rresht dhe vendi i parë për korçarët janë pasqyrë e sezonit fantastik të skuadrës së Ilir Dajës, që nuk e ka reflektu6ar ende lodhjen e kalendarit të ngjeshur. Gjithsesi, në këtë sfidë trajneri kryeqytetas mund të propozojë disa risi, pasi për dy ndeshje radhazi hodhi në fushë pothuajse të njëjtin formacion, me përjashtim të të dëmtuarit Radas, që rikthehet në dispozicion. Risia më e madhe në mesfushë mund të jetë blerja e verës, Donjet Shkodra, ndërsa në sulm Daja mbetet fanatik i treshes Taku-Xhejms-Sowe. Dy afrikanët kanë dhënë shenja se bashkëpunimi mes tyre ka nisur të fundksionojë dhe fizikisht janë në formën më të mirë, ashtu si Taku, që me golin e barazimit të përkohshëm të shënuar në Durrës, i dha një stimul më shumë skuadrës korçare në pjesën e dytë. Në kampin gjirokastrit, Hasan Lika është i detyruar të eksperimentojë në majën e sulmit, ku njëri mes Rocës dhe Abazajt mund të zhvendoset në qendër, por nuk përjashtojet edhe mundësia që skuadra zikaltër të luajë pa një qendërsulues të deklaruar. Diferencat në klasifikim mes dy skuadrave janë të mëdha, ashtu si edhe gjendja psikologjike. Luftëtari me 5 pikë mban vendin e parafundit dhe një tjetër humbje në Korçë mund ta fundosë moralisht ekipin nga Qyteti i Gurtë, prandaj për Skënderbeun ky mund të rezultojë një test vërtetë delikat.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...