Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luftëtari pa frikë drejt Korçës, spektakli i garantuar

Skënderbeu dhe Luftëtari janë dy ekipet që zhvillojnë futbollin më të bukur në Superiore dhe një ndeshje mes tyre mbetet gjithmonë një sfidë që mund të rezultojë ndër më të bukurat e kampionatit. Për nga cilësitë, Luftëtari është ndoshta i vetmi ekip që luan pa kokëçarje ndaj korçarëve dhe 2-0 i fazës së dytë në favor të gjirokastritëve flet shumë për këtë fakt. Luftëtari në atë sfidë jo vetëm që e mundi Skënderbeun por mbi të gjitha e dominoi duke shfaqur dhe një futboll dëfryes, që e ka qenë dhe kartvizita e tyre në dy sezonet e fundit. Skënderbeu dhe Luftëtari janë në fakt dy skuadrat me lojën më të konsoliduar në kampionat, që kanë një identitet të qartë përsa i përket stilit të tyre dhe mbi të gjitha dhe skuadrat që luajnë më lirshëm duke bërë që shpesh takimet e tyre ndaj çdo kundërshtari të jenë më të spikaturat e javës. Një pjesë e lojtarëve të Luftëtarit është përfolur se në verë do të transferohen te korçarët, por kjo megjithatë nuk i ka penguar që të japin maksimumin në çdo sfidë ndaj bardhebkuqve për të treguar dhe përpara ndonjë transferimi të mundshëm se meritojnë të jenë më tepër se thjesht kalimtarë të kryesuesit e Superiores në të ardhmen. Në shtëpi Skënderbeu është absolutisht ekipi më i fortë dhe ka në total 12 fitore dhe vetëm 1 barazim, megjithatë dhe Luftëtari ka treguar se luan pa frikë në transfertë, dhe të përballesh me Skënderbeun, për të bërë rezultat ajo që ka më tepër rëndësi është të luash si i barabartë, dhe në Superiore vetëm Luftëtari ndoshta mund të mos e këtë kompleks, aq më tepër që një befati në Korçë ndoshta mund të ishte dhe katapulta më e mirë drejt një ëndrre Europiane.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...