Kategoria Superiore

Luftëtari nuk humbet kohë, afron edhe mbrojtësin Jakovljevic

Ivan Jakovlevic është i Luftëtarit. Goditje e rëndësishme e klubit gjirokastrit, që arrin të sigurojë shërbimet e qendërmbrojtësit serb. 28-vjeçari ishte një futbollist i lire, pasi i skadoi kontrata me Flamurtarin, ku gjatë vitit kalendarik 2017 luajti plot 32 ndeshje. Luftëtari ka ditur të përfitojë nga situata e krijuar, duke kënaqur pretendimet financiare të Jakovlevicit, që ka firmosur një kontratë për një vit e gjysmë me skuadrën gjirokastrite, ku vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Hasan Lika në Antalia. Në këtë mënyrë tekniku blindon qendrën e mbrojtjes, ku Jakovljevic pritet të luajë përgrah Beqirit, duke i dhënë mundësi Rrapës të aktivizohet në krah ose në mesfushë. Për sa i përket mbrojtjes, trajneri pret dhe Jackson Fereira, 26-vjeçar brazilian që luan në krahun e majtë. Për mesfushën është nënshkruar për një vit e gjysmë me një tjetër futbollist brazilian, Aurelio. Mesfushori vjen pas eksperiencës tek Aris Limasol në Qipro dhe te Luftëtari gjen ish-shokun e skuadrës, Vasil Shkurtaj. Ndërkohë në sulm është huazuar nga Flamurtari dhe talenti i ri Alesio Hyseni. Një merkato intensive ku janë siguruar dhe lojtarë të tjerë si Kejdi Balla apo David Bocaj për një Luftëtar akoma më të fortë në fazën e dytë të kampionatit.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.