Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luftëtari me mungesa, por Lika do rikthimin te fitorja

Pas 11 ndeshjesh, Luftëtari prishi serinë e rezultateve pozitive, teksa u mposht nga Partizani me rezultatin e thellë 3-0. Gjithsesi gjirokastritët duan të rikthehen sa më shpejt, duke filluar që nga ndeshja e nesërme ndaj Kukësit. Trajneri Lika vlerëson rëndësinë e sfidës, por thekson se skuadra e tij i ka mundësitë të marrë maksimumin përballë kampionëve në fuqi.

“Ne vlerësojmë çdo takim, aq më tepër që nesër do të kemi përballë kampionët në fuqi të Shqipërisë. Kemi një ndeshje të fortë dhe të vështirë, pasi edhe kundërshtari kërkon të ruajë ecurinë e rezultateve pozitive. Gjithsesi, ne do të synojmë të marrim maksimumin e pikëve, sidomos në këto momente”, u shpreh Lika.

Trajneri i Luftëtarit theksoi se humbja me Partizanin i ka rënduar më shumë seç duhet bluzinjtë, pasi ka sjellë edhe dëmtime e lodhje te lojtarët e tij.

“Duket se humbja me Partizanin na ka dëmtuar më shumë seç duhet, pasi përveç rezultatit 3-0, ka sjellë edhe dëmtime lojtarësh te ne, ndërsa disa të tjerë janë të lodhur fizikisht dhe psikologjikisht dhe nuk do të jenë në maksimum. E rëndësishme është që të bëjmë zëvendësimet e duhura, për ta përballuar me sukses sfidën dhe për të marrë maksimumin, duke hedhur në fushë lojtarët me gjendjen më të mirë fizike dhe psikologjike”, deklaroi trajneri i Luftëtarit.

Luftëtari bën shumë mirë në fazën sulmuese, pasi krijon shumë, ndonëse vuan në finalizim, ndërsa pjesa defensive lë për të dëshiruar, pasi ekipi lë më tepër hapësira seç duhet.

“ne do të vazhdojmë të bëjmë lojën tonë, atë që na ka dhënë edhe këto rezultate deri tani. Do të vijojmë të luajmë në sulm, por duke u munduar që të ruajmë ekuilibrat, që të mos kapemi të papërgatitur nga kundërsulmet e kundërshtarëve. Natyrisht që nga ndeshja në ndeshje, presim të përmirësohemi akoma më shumë në mënyrën tonë të lojës”, deklaroi Hasan Lika.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....