Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lufta për mbijetesën, kalendari favorizon Vllazninë

7 javë përpara fundit të këtij edicioni është mësuar vetëm fati i Lushnjes, skuadra e cila rikthehet andej nga erdhi. Enigmat janë të mëdha se kush do të jetë shoqëruesi i myzeqarëve në Kategorinë e Parë, me plot 3 skuadra në garë.

Vllaznia dhe Teuta kanë qenë në një duel ndërmjet tyre deri javën e kaluar, por rezultatet e fundit kanë bërë që në vorbullën e mbijetesës të përfshihet edhe Kamza. Blutë e provincës së kryeqytetit janë vetëm një pikë përpara dyshes Teuta-Vllaznia dhe 7 javë deri në fund pritet një garë e egër midis tyre për të vendosur në fund se kush do të jetë ekipi që i bashkëngjitet Lushnjës në inferiore.

Në teori Kamza është më e avantazhuar falë renditjes, pasi ka një pikë më shumë, por kalendari i javëve të mbetura nuk e favorizon. Skuadra e Julian Ahmatajt do të luajë ndeshjet me rivalët në transfertë dhe ky është minusi më i madh, ndërkohë që në favor ka faktin se luan 4 ndeshje në shtëpi, duke nisur nga kjo fundjavë me Lushnjën, për të vijuar me Luftëtarin, Flamurtarin dhe Laçin. Në javën e fundit kalendari i vendos përballë Partizanin në ‘Selman Stërmasi’.

Teuta pasi kaloi pengesën Vllaznia, do të ketë 3 ndeshje në shtëpi dhe 4 në transfertë. Flamurtari këtë javë dhe më pas Partizani, Skënderbeu e Kukësi janë transferta me koeficient të lartë vështirësie për Teutën, që gjithsesi shpreson të shfrytëzojë ndeshjen direkte në javën e 31-të me Kamzën.

Më i lehtë duket në letër misioni për Vllazninë, që do të ketë 3 transferta në javët e mbetura, ndaj Flamurtarit, Partizanit dhe Skënderbeut në javën e fundit, kur gjithçka të jetë vendosur. Në shtëpi shkodranët kanë dy ndeshje radhazi, ku presin Luftëtarin dhe Laçin, e më pas Kamzën, për ta mbyllur në Shkodër me Kukësin.

Megjithatë ky edicion ka treguar që llogaritë e bëra në letër dalin pothuajse gjithmonë gabim dhe kalendari nuk mund të favorizojë asnjërën, pasi efekti fushë është minimizuar së tepërmi në Kategorinë Superiore.

Java Vllaznia  (33 pikë) Teuta    (33 pikë) Kamza  (34 pikë)
30 Luftëtari Flamurtari Lushnja
31 Laçi Kamza Teuta
32 Flamurtari Partizani Luftëtari
33 Kamza Kukësi Vllaznia
34 Partizani Skënderbeu Flamurtari
35 Kukësi Lushnja Laçi
36 Skënderbeu Laçi Partizani

Shënim: Të theksuara, takimet në transfertë

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...