Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Lleida turpëron Sociedadin, Barça e Sevillja bëjnë goleadë

Real Sociedadi ka bërë një paraqitje të turpshme ndaj Lleidës, në takimin e kthimit në Kupën e Mbretit. Pasi fituan takimin e parë 1-0, vendasit shënuan edhe 2 gola në pjesën e parë të takimit të sotëm dhe u duk se arkivuan kualifikimin, por në pjesën e dytë ndodhi befasia.

Skuadra e Ligës së 3-të arriti të dërgojë 3 herë topin në portën e Sociedadit, në 45-minutëshin e dytë dhe të sigurojë kualifikimin, ndërsa vendasit mbetën të shtangur, duke u eliminuar në mënyrë të turpshme.

Në 2 takimet e tjera, Barcelona dhe Sevillja arritën të fitojnë me goleada. Kështu, katalanasit, pasi fituan 0-3 në sfidën e parë, triumfuan 5-0 sot dhe regjistruan rezultatin e përgjithshëm 8-0 ndaj Murcias. Edhe Sevillja fitoi me të njëjtin rezultat në takimin e parë në Cartagena, ndërsa sot arriti të shënojë plot 4 gola, duke u kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 7-0.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...